Katie Holmes: Ja përse po bëj regjisoren

Katie Holmes më në fund dha një intervistë për revistën Town And Country, ku foli pak për jetën e saj private. Ylli i filmave të shumtë hollywoodian, fillimisht nisi të rrëfente arsyen pse nga aktore, tashmë po kthehet në regjisore. Duket se pas gjithckaje fshihet e bija Suri Cruise, e cila muajin e ardhshëm feston 11-vjetorin. Katie dëshiron t`i përkushtohet më tepër fëmijës së vetëm që ka me Tom Cruise.
Holmes tregon: “Për momentin ndjej që regjia është dicka më thjeshtë për mua që më lejon të kem më shumë kohë, mund të bëj gjithcka nga një dritare shumë e vogël. Fëmija im, është personi më i rëndësishëm që kam. Tani është shume e nevojshme që une të jem prezente në jetën e saj dhe të sigurohem që ajo do të ketë një fëmijëri stabël dhe të pafajshme. Ndihem e bekuar që bëj atë që bëj, por nuk ka gjë më të bukur në botë se kur sheh fëmijën tënd të korrë sukses.”




