E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Katër ushtarë pakistanezë vdesin nga rrëzimi i helikopterit

Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i tyre ushtarak u rrëzua pranë kufirit me Kinën.

Helikopteri po evakuonte trupin e një ushtari që vdiq më herët në një ortek bore.

Reklamë

Një zëdhënës i ushtrisë tha se incidenti ndodhi në rajonin Gilgit-Baltisan për “arsye teknike”.

Ushtria pakistaneze ka përjetuar disa incidente ajrore këtë vit.

Në muajin shkurt, një avion u rrëzua gjatë një misioni trajnues në provincën Punxhab.

Në mars, një tjetër avion u rrëzua pranë Islamabadit, gjatë stërvitjeve për një paradë ushtarake, duke shkaktuar vdekjen e pilotit.

Në prill, dy pilotë vdiqën kur avioni i tyre ushtarak u rrëzua në provincën Punxhab./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë