Maqedonia e Veriut nuk po gjen qetesi nga koronavirusi. Ne 24 oret e fundit eshte rritur ndejshem numri i të prekurve dhe i viktimave.

Vetem kete te premte jane  regjistruar 52 raste të reja me CoVid-19,  ndërsa 4  paciente kane ndërruar jetë.

Ndonese vendi fqinj ka nje popullsi me te vogel se shqiperia numri i pergjithshem i viktimave ka shkuar ne 126.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se kufizimet do të rivendosen  në disa qytete, ku ka një përqendrim më të lartë të te infektuarve të rinj sesa gjatë periudhës së masave të rrepta kufizuese. 

Sipas autoriteteve, është shqetësues fakti qe që qytetarët nuk respektojnë masat e rekomanduara për mbajtjen e maskave ​​dhe distancës ndersa jane konstatuar  thyerje te karantines. madje me shqetesues eshte refuzimi i mosbashkëpunimit me epidemiologët, duke dhënë adresa false.

Nderkaq Mali i Zi vijon te jete nje shtet i paster, ndersa Kosova,  Greqia dhe Serbia kane shifra te qendrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *