E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër të rinj shuhen në aksident, makina e tyre goditi nga pas betonieren dhe shpërtheu në flakë

Një aksident tragjik ku humbën jetën katër të rinj ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Automjeti tip “Benz” ku ndodheshin djemtë është përplasur fort me një betoniere dhe menjëherë shpërtheu në në flakë.

Reklamë

Makina u shkatërrua ndërsa zjarri e bëri të pamundur daljen e të rinjve që humbën jetën brenda pak minutave.

Forcat zjarrëfikëse të Vorës punuan për të shuar flakët dhe më pas për hapjen e dyerve të automjetit për të nxjerrë viktimat.

Reklamë

Policia bëri të ditur se viktimat janë Enejd Laçi 25-vjeç dhe vëllai i tij 20-vjeçar Erildi Laçi. Dy viktimat e tjera janë Andi Laçi 22-vjeç i cili është i afërm i dy vëllezërve si dhe Enrikejd Kurti 24-vjeç, shok i tyre.

Shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas policia e kapi dhe e shoqëroi në Komisariat.

Nga hetimet rezulton se betonierja sapo kishte dalë në rrugë dhe po lëvizte me shpejtësi të ulët. Ndërsa automjeti i të rinjve ishte me shpejtësi dhe e goditi nga pas, duke marrë flakë si pasojë e impiantit të gazit që kishte të instaluar.

Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje katër të rinjtë. Ata kanë postuar në rrjetin social këtë video me makinën e tyre, “Benz” me ngjyrë të bardhë.

Një nga të rinjtë postonte gjithashtu video në rrjetin e tij social me makina të ndryshme ku udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia rrugore është duke hetuar aksidentin fatal dhe pista kryesore mbetet pikërisht shpejtësia tej normave çka ka shkaktuar në përplasjen e fortë të dy mjeteve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë