E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në Shkodër

Një aksident rrugor është regjistruar në mesnatë në aksin Shkodër- Kryebushat në vendin e quajtur Melgushe. Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, ku si pasoje nje mjet tip “Audi” me targa shqiptare, në të cilin ndodheshin dy persona, është perplasur edhe me një mur betoni. Ndërsa mjeti tjeter tip “Opel” me targa italiane në të cilin udhëtonte një familje emigrantësh, ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë. Në spital janë dërguar 2 personat qe ndodheshin në mjetin tip “Audi”, si dhe dy fëmijët e mitur, të cilët janë nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje policia dhe ekspertët e qarkullimi rrugor po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë