E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në Elbasan

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në unazën e qytetit Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit ku mjeti tip ” BMV” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë