E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Katër të arrestuar në Maqedoni

Katër shqiptare jane arrestuar nga policia maqedonase orët e para te mëngjesit te kesaj te shtune, pas dyshimeve per lidhje me shtetin islamik. Operacioni u zhvillua ne kryeqytetin Shkup ku u prangosen tre prej tyre, dhe ne Tetove. Disa pamje tregojnë momentet e bastisjes se banesave te shqiptareve dhe jane publikuar nga Ministria e Brendshme maqedonase. Ndaj te arrestuarve pritet te caktohet masa e sigurisë. Sipas ministrisë, aksioni “Celula 2” ishte vazhdimi i nje operacioni te vitit te kaluar, ku u akuzuan per terrorizëm 26 persona, 11 prej te cileve u dënuan me burg. Personat e ndaluar dyshohet te kene marre pjese ne luftëra jashtë vendit ne Irak dhe Siri. Gjate bastisjeve u sekuestruan kompjuterë, telefona celulare, USB, CD dhe dokumentacione te tjera. Ndërkaq, tre persona te tjere janë shpallur ne kërkim nga policia dhe dyshohet se dy prej tyre ndodhen ne Siri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë