Subscribe

Pavarësisht reshjeve te para te bores dhe uljeve te temperaturave, dimri ende nuk ka ardhur. Sinoptikanet tregojnë se vjeshta do te vazhdoje edhe përtej muajit nëntor.

 

Temperaturat do te rriten, por rikthehen vranësirat.

 

Gjate dy ditëve të para të javës, i gjithë territori i vendit do te jete i përfshire nga reshjet e shiut. Sipas parashikimeve sasitë me te mëdha te reshjeve do te bien ne qarkun e Shkodrës dhe ne zonat bregdetare, ku ne qytete te veçanta nuk përjashtohen përmbytjet.

 

Nëntori i këtij viti do te mbahet mend si muaji ku u  përjetuan te katër stinët bashke. Por edhe dhjetori qe shënon nisjen zyrtare te dimrit parashikohet me i ngrohte se normalja.

 

Ndërkohë muaji nëntor do te mbyllet me temperatura tipike te vjeshtës dhe ne dite te veçanta edhe me reshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *