Psikologu Jeffrey Bernstein zbuloi katër shenja që sugjerojnë se mund të ishte më mirë t’i jepte fund marrëdhënies.

1. Mungesa e vazhdueshme e besimit

“Besimi është themeli i çdo marrëdhënie kuptimplote që shërben si një bazë jetike për të ushqyer intimitetin, lidhjen emocionale dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis individëve,” thotë Bernstein për Psychology Today. Mungesa e besimit mund të shkaktojë probleme të tjera, ndaj psikologu pohon se ky është një tregues i hershëm se marrëdhënia duhet të përfundojë.

2. Konfliktet shkatërruese

Mosmarrëveshjet mund të përshkallëzohen në luftime shkatërruese ku shkëmbehen fjalë të ashpra, thotë Bernstein. Ai paralajmëron se probleme më serioze lindin kur, pavarësisht përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit, dinamika toksike vazhdon.

“Kjo krijon një mjedis të pasigurt dhe të pashëndetshëm dhe është një shenjë se marrëdhënia po prishet”, shpjegoi ai.

3. Neglizhencë dhe shkëputje emocionale

Nëse njëri partner vazhdimisht refuzon nevojat dhe ndjenjat emocionale të tjetrit, kjo është një shenjë e një marrëdhënieje toksike. Rrjedhimisht, partneri tjetër mund të ndihet i izoluar dhe i parëndësishëm në marrëdhënie. Kjo është arsyeja pse psikologu këshillon t’i japim fund lidhjes nëse gjendemi në këtë situatë.

4. Mospërputhja e qëllimeve të jetës

Për një lidhje nuk mjafton vetëm dashuria, por edhe pajtueshmëria, pohon psikologu.

“Pavarësisht dashurisë, dallimet e papajtueshme mund të krijojnë distancë mes partnerëve. Në këtë rast është më mirë t’i jepet fund marrëdhënies”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *