E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër qëndra të reja shëndetësore në fshatrat e Korçës

Shërbimi shëndetësor po I investohet në disa fshatra të Korçës me rikonstruksionin apo ndërtimin e ri të ambulancave. Burime nga drejtoria e shërbimit shëndetësor Korçë bënë me dije se po financohen 4 qëndra të reja shëndetësore në fshatrat Boboshticë, Zvirinë e Sovjan si dhe një në lagjen 10 të qytetit.

Bashkia Korçë njoftoi se kanë filluar punimet e rikonstruksionit në qëndrën shëndetësore të fshatit Boboshticë. Në këtë fshat turistik, ashtu si në Voskopojë ku u përurua qëndra e re shëndetësore pak kohë më parë synohet që shërbimi të funksionojë 24 orë pa ndërprerje. Kjo me synim për ti ardhur në ndihmë në çdo kohë turistëve që vizitojnë këto fshatra.

Investimet janë duke u kryer në kuadrin e projektit për ngritjen e 300 fshatrave të reja shëndetësore në shkallë vendi. Përparësi në këtë projekt kanë fshatrat turistikë por ndërhyrjet kryhen edhe në ato fshatra ku qëndrat shëndetësore janë të amortizuara dhe me kushte të pa përshtatshne shërbimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë