E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Katër policë të përlyer në grupin kriminal të drogës në Pukë e Mirditë

Prokuroria e Posaçme ka shkatërruar një grup kriminal të kultivimit të drogës, ku të përfshirë ishin dhe efektivë të policisë.

Aksioni është kryer në zonat malore të Pukës dhe të Mirditës. Në pranga kanë rënë 9 persona dhe 4 të tjerë në kërkim, mes tyre dhe nënkomisari i policisë së Pukes, Kastriot Bicukaj.

Reklamë

Për 4 efektivët e tjetë, Zamir Mehaj, Alfred Ndoji, Fatmir Alija e Petrit Flori gjykata ka vendosur detyrim paraqitje.

Mësohet se Leon Ndreca dhe Gjin Kola konsiderohen si kokat e grupit kriminal

Gjithsej janë dhënë 20 masa sigurie, ku 13 janë për “arrest me burg”, 3 janë “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë