E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër persona në pranga për grabitje

Katër persona përfunduan ne pranga për grabitje, gjate operacioneve ne Korçe dhe Dibër. Policia arrestoi Bledar Roçin 20 vjeç, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre te tjerë u shpallen ne kërkim. Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Dibër dhe Bulqizë. Ndërkohë policia e Korçës, ka arrestuar dy autorët e vjedhjeve të 3 lokaleve, në  fshatin Vloçisht, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Të arrestuar janë Ermal  Basha 31 vjeç dhe Rigert Plaku 28 vjeç. Në bashkëpunim mes tyre, ata kanë bastisur lokalin, duke marre 9  televizorë  plazma, kompjutera, para dhe sende të ndryshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë