Subscribe

Mohimi i së kaluarës dhe sidomos masakra e Recakut nga ana e shtetit serb, ka nxitur zemërim të madh tek populli kosovar ndërsa katër partitë kryesore në vend i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të ndryshojë qasjen ndaj Beogradit.

 

Përpara samitit të 21 dhjetorit që do të mbahet në Durrës mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të shengenit ballkanik, Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar qëndrimin kundër këtij takimi, që sipas saj i vlen vetëm interesave serbe.

 

Kundër këtij bashkëpunimi rajonal u shpreh edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, i cili thotë se fillimisht Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj. Ndërsa deputeti i PDK, Memli Krasniqi duke kërkuar anulimin e samitit në Durrës, tha se qasja e shtetit shqiptar ndaj Serbisë duhet të ndryshojë pasi duke mohuar krimet, nuk mund të shkohet përpara.

 

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini kërkon që të gjitha vendet mike të reagojnë për mohimin e masakrës së Reçakut.

 

Kosova nuk e ka mbështetur iniciativën e shengenit ballkanik mes vendeve të rajonit duke e konsideruar atë të rrezikshëm si në aspektin politik, ashtu edhe atë ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *