E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër ministri bëhen bashkë kundër guroreve në Krujë

Në një bashkëbisedim me prefektin dhe të gjithë drejtuesit rajonal të institucioneve shtetërore të qarkut të Durrësit, në Fushëkrujë, ministri Blendi Klosi tha se reformat e qeverisë flasin për ndryshime të mëdha.

 

Reklamë

Ministri Klosi theksoi se qeveria do të ndërmarrë një aksion për mbylljen e guroreve në malin e Krujës.

 

Për të përfudnuar këtë aksion, Klosi tha se do të përfshihen katër ministri ndërsa njoftoi se me urdhër të kryeministrit janë organizuar të gjithë inspektoriatet që do të bëjnë evidentitmin e të gjitha problematikave.

 

“Ne do të ndërmarrim një aksion ku përfshihen 4 ministritë: Ministria e Energjitikës, Turizmit, ministria e Brendshme dhe ajo e Financës, për të përfunduar aksionin e mbylljes së guroreve në malin e Krujës. Me urdhër të kryeministrit ne kemi organizuar të gjithë inspektoriatet brenda këtyre 4 ministrive për të bërë një evidentim të të gjitha problematikave dhe ju garantoj që kësaj radhe mbyllja e guroreve të zonës së shpallur monument natyre do të realizohet. Dhe për këtë ka nevojë shumë që nga prefekti, nënprefekti, drejtuesit lokale, kryetarët e bashkive dhe të gjitha institucionet e tjera për të bërë një aksion qytetar që nga procesi i identifikimit të problematikave, spostimi i atyre guroreve, si shembull sesi mund t’i kthehemi vlerave të rehabilitimit, të kthehet në një zonë të gjelbër, të bukur, me vlera, në një zonë qetësie e munguar prej kohësh.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë