Heshjta. Shpatulla e ftohtë. Kundërshtimi. Pavarësisht nga ajo që ju vendosni ta thërrisni, shpërfillja, ose të qenit e paqartë ndaj partnerit tuaj gjatë një debate është një mëkat i madh i komunikimit në një marrëdhënie. Heshtja mund të duket si një mënyrë e lehtë për të dalë nga një debat, por është e mjaftueshme për të shkaktuar probleme afatgjata.

Në fakt, sipas studiuesit të njohur John Gottman, heshtja ose shpërfillja rutinë është një nga parashikuesit më të mëdhenj të divorcit. Për 40 vjet, profesori i psikologjisë dhe ekipi i tij në Institutin Gottman kanë studiuar ndërveprimet në çift për të përcaktuar parashikuesit kryesorë të divorcit, ose siç i quan Gottman, “katër kalorësit e apokalipsit”.

Çuditërisht, gabimet e komunikimit janë më të zakonshme se sa do të mendonit. Përbuzja, kritika, mbrojtja dhe shpërfillja, termi që Gottman përdor për të përshkruar emocionalisht tërheqjen nga partneri juaj, janë katër elementët që kryesojnë listën.

Kur ju shpërfillni, kjo do të thotë se ju tërhiqeni menjëherë kur partneri juaj përpiqet të bëjë një bisedë serioze me ju.

Në vend që të zgjidhni problemet tuaja, ju shmangeni dhe largoheni, duke e lënë partnerin tuaj të ndihet i tronditur, i vetmuar dhe emocionalisht i shqetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *