Ambasada e Shqipërisë në Itali ka publikuar informacionin e plotë të përditësuar këtë të hënë nga Ministria e Jashtme italiane mbi regjimin e lëvizjeve në funksion të parandalimit të pandemisë Covid-19.

Në njoftim thuhet se dekretet e fundit të muajit gusht të lëshuara nga autoritetet italiane, nuk ndryshojnë regjimin e lëvizjes për qytetarët shqiptarë drejt Italisë. Pra, mbeten në fuqi të njejtat rregulla.

“Për qytetarët shqiptarë: Lejohet hyrja në Itali e qytetarëve shqiptarë që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane. Lejohen udhëtimet për qëllime studimore; për nevoja pune të provuara; për nevoja shëndetësore të provuara. Lejohet të hyjnë në Itali, anëtarët e ngushtë të familjeve të qytetarëve shqiptarë me leje qëndrimi dhe rezidencë Italiane (bashkëshorti/bashkeshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkejetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar), të provuara me dokumentacionin përkatës.

Po ashtu, pas kthimit në Itali, si edhe deri tani, mbetet në fuqi detyrimi i karantinimit për 14 ditë.

“Rekomandohet që gjithmonë të konsultoheni perpara udhetimit në faqen ViaggiareSicuri, për t’u njohur me kushtet shtese specifike që rajone të ndryshme të Italise mund të vendosin në bazë të normativave në fuqi. Për më shumë informacion, lutemi konsultoni linkun me poshtë: https://www.esteri.it/…/focus-cittadini-italiani-in-rientro…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *