E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Katedralja e Shën Dhimitrit pa besimtarë/ Kremtohet ngjallja e Krishtit në Berat

Pa asnjë besimtar dhe në Katedralen bosh, At Joan Qako ka kremtuar mesnatën e së shtunës në Katedralen e Shën Dhimitrit meshën e ringjalljes së Krishtit. E gjithë mesha e Pashkëve u krye me megafonë të vendosur përreth katedrales, në mënyrë që besimtarët ortodoksë beratas ta dëgjonin nga shtëpitë dhe të gjithë së bashku në mesnatë të përkujtonin Ringjalljen e Krishtit, festën më të rëndësishme të krishtërimit.

Mesha e mesnatës u mbajt si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit por në një situatë aspak të zakonshme dhe si kurrë më parë, pa grumbullimin e besimtarëve ortodoksë beratas. Kjo për të respektuar masat e mara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por mesazhet shpresës dhe paqes janë përcjellë nga At Johan Qako në shtëpitë të gjithë beratasve. Pas leximit të liturgjisë fetare, me fjalët “Krishti u ngjall” në mesnatë, At Johan Qako uroi të gjithë besimtarët ortodoksë “Pashkë të mbara” dhe sa më shumë dashuri, mirësi dhe begati në familjet e tyre.

Më shumë video