E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 3 minuta më parë
Showbiz

Kate Middleton shfaqet sërish në publik, i dorëzon trofeun e Wimbledon Carlos Alcaraz-it

Carlos Alcaraz ishte fituesi i Wimbledonit për të dytin vit radhazi.

Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme, ai mbizotëroi me 3-0 në set ndaj të madhit Novak Djokovic dhe konfirmoi se është “mbreti” i ri për momentin në tenisin botëror.

Finalja ishte e veçantë, pasi në tribunë ishte Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e cila bëri një paraqitje të rrallë publike pasi u diagnostikua me kancer.

E veshur me ngjyrë vjollc dhe me një buzëqeshje, Kate u shfaq teksa ecte mbi urën e famshme në fushë me vajzën Charlotte, duke u nisur për në tribunën qendrore përpara finales së meshkujve mes Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz.

Pas përfundimit të ndeshjes ishte ajo që i dorëzoi trofeun tenisistit spanjoll. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë