E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kate Middleton reagon pas akuza për racizëm: Jam e trishtuar!

Kate Middleton është “e trishtuar ” që emri i saj është vënë në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit më të fundit të Omid Scobie, sipas një raporti.

 

Në përkthimin holandez të biografisë së Scobie, “Endgame: Inside the Royal Family and the Monarchy’s Fight for Survival”, u zbuluan emrat e dy anëtarëve të familjes mbretërore që dyshohet se bënë një koment “racist” për ngjyrën e lëkurës së djalit të Princit Harry dhe Meghan Markle.

 

Reklamë

Familjet mbretërore që dyshohet se i bënë këto komente u demaskuan këtë javë si Mbreti Charles dhe Princesha e Uellsit – një pretendim që nuk është konfirmuar nga Scobie dhe as familja mbretërore.

 

Megjithatë, Princesha Kate thuhet se ka mbetur e mërzitur që emri i saj po përmendet në bisedat për racizmin. “Kate nuk ishte 100 për qind një nga njerëzit që e diskutuan atë,” tha një burim për Us Weekly. “Ajo është e trishtuar që emri i saj u përfshi në këtë, sepse  nuk kishte asnjë lidhje me të.”

 

“Kjo ka mbyllur derën për çdo pajtim me Meghan për sa i përket Kate,” vazhdoi insajderi. “Ajo është e lodhur nga mashtrimet e Meghan. Nuk do pajtohet kurrë me të.”

Kate dhe burri i saj, Princi William, janë vendosur në një front të bashkuar që kur libri doli në raftet këtë javë. Në Performancën e Varieteteve Mbretërore në Londër të enjten, ata shpërfillën menjëherë të gjitha pyetjet rreth “Endgame” në ngjarje, shkruan Living.

Në mars 2021, William foli  gjithashtu për pretendimet e Harry dhe Meghan për racizëm brenda familjes mbretërore, duke u thënë gazetarëve: “Ne nuk jemi një familje raciste”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë