E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kate Middleton “pre” e bulizmit, ka lënë shkollën për shkak të ngacmimeve

Bullizmi po shndërrohet në një fenomen mjaft shqetësues që po përhapet gjerësisht në rrethin e fëmijëve, kudo qofshin ata.  Mund t’ju duket e pabesueshme, por dhe Kate Middleton ka vuajtur nga bullizmi deri sa është detyruar në moshën 14-vjeçare të ndryshojë shkollë.

 

Ndonëse Kate ndiqte një shkollë private vetëm për vajza Downe House, në vitin 1996, ajo ngacmohej aq intensivisht saqë u detyrua të ndërpriste vitin shkollor për t’u transferuar në Kolegjin Marlborough në Wiltshire.

 

Reklamë

“Ajo keqtrajtohet nga vajzat e tjera të shkollës sepse ishte shumë e dobët dhe e zbehtë. Mungesa e vetëbesimit dhe natyra e mbyllur e bënte Kate, një shenjëstër ideale për bullistët” thotë ish-shoqja e klasës së Kate, Jexxica Hay për The Sun.

 

Ngacmimet në Downe ishin aq të rënda për Kate sa ajo filloi të zhvillonte ekzemë nga stresi, pohon mësuesi i saj në kolegjin e ri ku u transferua.

 

Problemet me lëkurën ishin të dukshme dhe dukesha e vuajti për disa muaj këtë gjendje shëndetësore. Por në shkollën e re Kate u përshtat mjaft mirë dhe për atë kohë shprehet se ndihej si në një familje të madhe të lumtur.

 

Në një ambient të tillë Kate e mori veten mjaft shpejt saqë sipas burimeve të familjes mbretërore ajo dhe William po mendojnë seriozisht t’i edukojne fëmijët në atë shkollë./Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë