E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Katastrofë mjedisore në Rusi/ 20 mijë ton naftë “skuqin” lumin

Më 29 maj, 20 mijë ton naftë dhe lubrifikantë rrodhën nga rezervuari i një termocentrali afër qytetit të Norilsk, në rajonin siberian të Krasnoyarsk, i cili më pas përfundoi në lumin Ambarnaya, i gjatë 60 km.

Për shkak të derdhjes, ujërat e lumit morën ngjyrë të kuqe dhe sipas ambientalistëve, do të duhen dekada për të pastruar lumin, një operacion me vlerë mbi një milliard euro.

Reklamë

Sipas mediave të huaja, kjo është katastrofa e dytë më e rëndë mjedisore që ka ndodhur në Rusinë moderne.

Shtypi rus raporton se ndërkohë është hapur një hetim dhe se është arrestuar një punonjës i termocentralit, ndërsa Vladimir Putin ka hedhur akuza për fshehje të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë