E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Katastrofë ekologjike”, situatë e rënduar nga zjarret në Parkun e Prespës, apelohet për ndërhyrje nga ajri

Situatë mbrëmjen e kësaj të diele paraqitet tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta, një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah.

Edhe në orët e mbrëmjes forca të shumta janë në terren por situata e rënduar po vështirëson punën e tyre. Në këto kushte, specialistëve të zonave të mbrojtura shprehen se ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente.

“Katastrofë ekologjike” e ka cilësuar kreu i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë