Në Greqi janë shtuar kritikat ndaj qeverisë për dështimin në menaxhimin e  situatës së zjarreve. Banorët në ishullin Evia thonë se u braktisën në mesin e flakëve vdekjeprurëse dhe përgjigja ishte e vonuar. Mijëra hektarë pyje e tokë bujqësore janë shkrumbuar, duke lënë pas një rrënim të pashembullt.

 

Por lufta ende nuk ka mbaruar, forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë, vazhdojnë punën në terren për të vënë nën kontroll vatrat e reja që përhapen në të katër anët e vendit ndërsa shtohen paralajmërimet për të tjera ditë të vështira.

 

Kryeministri Kyriakos Micotakis në të parën konferencë për shtyp qëkurëse nisi gjendja e emergjencës, 10 ditë më parë, tha se kjo është katastrofa më e madhe ekologjike që Greqia ka parë në dekada.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

“Ne arritëm të shpëtojmë jetë, por humbëm pyje dhe prona, në katastrofën më të madhe ekologjike të dekadave të fundit. Autoritetet janë përballur me rreth 100 zjarre aktive çdo ditë, ndërsa  rreziku është ende i pranishëm. Jemi në mes të gushtit dhe është e qartë se do të kemi ditë të vështira përpara nesh.”

 

Ndërkohë në Itali, ku janë regjistruar 4 viktima, flakët vdekjeprurëse kanë mbërthyer Sardenjën dhe Sicilinë. Në 12 orët e fundit, janë kryer më shumë se 500 operacione të ndërhyjer për shuarjen e zjarreve.

 

Vendi ka aktivizuar alarmin e kuq të rrezikut nga vala e nxehtësisë, pasi një ditë më parë është regjistruar edhe temperatura rekord prej 48.8 gradë Celcius.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *