Shifrat që raportohen ditë pas dite nga Italia janë të rënda. Autoritetet flasin për një situatë dramatike në spitalet e veriut të vendit, sidomos në Lombardi ku mjeket punojnë me orë të gjata në pavione ndërsa nuk ka më shtreter sidomos për ata që shkojnë në terapi intensive.

Vetëm këtë të premte humben jetën 627 njerez duke bërë që italia të kalojë shifrën 4 mijë të viktimave, por jo vetëm.

Që nga dita e parë Italia njeh 47 mijë njerez të infektuar,  nga të cilët 37860 janë ende raste aktive. Vetëm në 24 orët e fundit ishin mbi 4500 rastet e reja në të gjithë territorin.

16 mijë paciente janë aktualisht të shtruar në spital  nga të cilët 2655 janë në terapi intensive.

Ndërkohë të prekur me koronavirus por të izoluar në shtëpi janë mbi 19 mijë njerez.

Lajme të mira ka edhe raporti i pacienteve të shëruar plotësisht, të cilët në 24 orët e fundit kanë qënë më shumë se një mijë.

Në total të shëruarit janë 5129 persona. Specialistet italiane megjithanë  thonë se piku i të prekurve dhe I vdekjeve është shtyre me të paktën dy javë të tjera dhe ky është një lajm aspak optimist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *