E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Katari synon të rrisë prodhimin e gazit me 10 për qind

Katari, eksportuesi i parë në botë i gazit të lëngshëm natyror (GNL), synon të rrisë prodhimin me 10 për qind në platfomën e saj në North Field që ndan me Iranin, duke hequr në këtë mënyrë një moratorium në fuqi që prej 2005, njoftoi ai sot.

 

Kreu i gjigantit publik të hidrokarbureve “Qatar Petroleum” (QP), Saad Al-Kaabi, njoftoi gjatë një konference shtypi në Doha se një projekt i ri pritet të finalizohet në këtë platformë prej 6.000 kilometra katror në ujërat e Gjirit, në veri të Emiratit të pasur.

 

Reklamë

“Studime teknike dhe një vlerësim i North Field nga “Qatar Petroleum” konfirmuan potencialin për zhvillimin e një projekti të ri gazi për eksport, me një kapacitet rreth dy miliardë kub në ditë”, deklaroi ai.

 

“Një projekt i kësaj përmase do të rrisë deri në 10 për qind të prodhimit të gazit në North Field, duke shtuar rreth 400.000 fuçi në ditë i barazvlefshëm me naftën në prodhimin e Katarit, që çon në një pozicion më të konsoliduar të Emiratit si një nga faktorët kryesorë në botë në industrinë e gazit”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë