Subscribe

Katari mbështet familjet e prekura nga tërmeti  21 shtatorit. Kryebashkiaku i Tiranës  Erion Veliaj falënderoi ambasadorin e Katarit për solidaritetin me ata qe u dëmtuan nga lëkundjet.

 

 “Jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën që kam marrë nga miku im, ambasadori i Katarit, ndër të parët që i është përgjigjur thirrjes sonë për të dhënë një ndihmë të konsiderueshme për fazën e emergjencës. Një  mik i mirë është edhe në gëzim, edhe në hidhërim. Kemi qenë bashkë në gëzime dhe në shumë aktivitete sportive, si ato që bëmë për kampionatin botëror, por jemi sot edhe në ditën tonë të nevojës dhe besoj që këtu duket shoqëria e vërtetë, kur dikush të gjendet në ditën që ke një fatkeqësi.

 

Veliaj premtoi se cdo shtëpie  dëmtuar do të rindërtohet.

 

“Bashkia e Tiranës ka arritur me shumë sukses që të caktojë një sipërmarrës për ndërtimin e një shtëpie të dëmtuar. Ndërkohë që ndërtojmë këto shtëpi, miq, si miqtë tanë nga Katari, janë duke siguruar ndihmat e nevojshme, që askush të mos ndihet i lënë pas dore. E kuptoj si funksionon edhe situata e emergjencës: 3 ditë është lajmi dhe mbulohet hataja, pastaj ndodh një dramë a çudi tjetër e të gjithë shpërqëndrohemi. Ajo që mund t’ju siguroj është që Tirana dhe miqtë e Tiranës nuk shpërqëndrohen. Ne do të rrimë të fokusuar derisa ta çojmë këtë mision deri në fund dhe derisa të sigurohemi që çdo shtëpi është rindërtuar dhe çdo njeri ka marrë ndihmën e nevojshme”,

 

Ndihmat jane veshje, ushqime dhe pajisje elektroshtëpiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *