Shteti i vogël i pasur i Katarit do të largohet më 1 janar nga organizata OPEC, me synimin që të fokusohet tashmë në prodhimin e gazit natyror. Lajmi është dhënë  këtë të hënë nga ministri i energjisë.

 

Katari ka qenë anëtar i OPEC-ut që prej vitit 1961.

 

Ai, do të vazhdojë gjithsesi të prodhojë naftë dhe do të synojë të arrijë marrëveshje me vende të tjera.

 

Megjithatë, prioriteti kryesor do të jetë prodhimi i gazit pasi ky vend konsiderohet si eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm që zë rreth 30% të kërkesës globale.

 

Për një vit e gjysmë, Katari ka qenë nën një embargo ekonomike nga disa prej fqinjëve përfshirë Arabinë Saudite.

 

Katari do të jetë vendi i parë i Lindjes së Mesme që do të tërhiqet nga OPEC. Te gjithë anëtarët së bashku prodhojnë rreth 44% të naftës bruto të botës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *