Subscribe

 

Katalonja zhvillon te dielën referendumin për pavarësinë, i kundërshtuar fuqimisht nga Madridi. Prej 5 vitesh qeveria e shpërndarë rajonale ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për t’u shkëputur nga Spanja.

 

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në Barcelonë për tubimin e mbylljes së fushatës, mbështetësit e referendumit janë të vendosur të votojnë, edhe nën kundërshtinë e autoriteteve.

 

Në Barcelonë, mijëra policë shtesë janë dërguar nga e gjithë Spanja për të qenë ne gatishmëri. Katër vete u plagosën, pasi persona të armatosur hapën zjarr drejt një qendre votimi. Policia po heton dhe ende nuk ka të arrestuar. Kolona të gjata traktorësh, të pajisur me flamurin katalanas, kanë “pushtuar” qytetet dhe fshatrat e rajonit verilindor të Spanjës, që të gjithë në mbështetje të referendumit të 1 tetorit.

 

Policia, ndërkohë, është e urdhëruar të konfiskojë të gjitha materialet zgjedhore dhe të pengojë përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi, ndërsa figura të larta të fushatës katalanase për pavarësi, janë kërcënuar me hetime dhe burgim.

 

Spanja është duke përjetuar që prej muajit shtator një nga krizat e saj më të ashpra ne 40 vite. Gjate orëve te fundit, edhe Google ka fshirë një aplikacion telefonik, që përdorej për të drejtuar votuesit në qendrat e votimit.

 

Katalonia, një rajon i përbërë prej 7.5 milionë banorësh, në Spanjën verilindore, ka gjuhën dhe kulturën e vet dhe një shkallë të lartë autonomie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *