E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Katalonja referendum më 1 tetor?

Kreu i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Carles Puigdemont, ka thirrur mbajtjen e referendumit për pavarësi më 1 tetor.

 

Pyetja do të jetë: A dëshironi që Katalonja të jetë shtet i pavarur në formën e një republike?

 

Reklamë

Spanja është aktualisht monarki kushtetuese dhe Katalonja është një prej rajoneve më të pasura të saj.

 

Qeveria në Madrid ka thënë vazhdimisht se pavarësia e Katalonjës do të shkelte Kushtetutën.

 

Sondazhet tregojnë se votuesit në Katalonjë do të kundërshtonin pavarësinë, megjithëse shumica favorizon mbajtjen e referendumit.

 

Në nëntor të vitit 2014, Katalonja ka mbajtur një referendum jodetyrues, në të cilin 80 përqind e atyre që kanë votuar, e kanë mbështetur pavarësinë, shkruan Europa e Lirë.

 

Megjithatë, vetëm 2.3 milionë nga 6.3 milionë njerëz me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në votim.

 

Nuk është e qartë ende nëse referendumi në tetor do të mbahet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë