Kastrioti Xhongoli është një emër i njohur në komunitetin e Durrësit, ku ushtron aktivitetin e tij në fushën e biznesit që prej vitit 1999.
I njohur për angazhimin e tij në çështje që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, Kastrioti Xhongoli është zgjedhur së fundmi për herë të tretë anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Ky mandat i ri vjen si një vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe përkushtimin ndaj qytetit.
Me profesion jurist dhe me një master shkencor në të drejtën civile, ai është përkushtuar në zhvillimin e sektorit privat dhe në mbështetjen e nismave që ndikojnë pozitivisht në komunitet.





