E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Kasaforta” prangos 5 grabitës në Tiranë

Operacioni “Kasaforta” ka shkatërruar një grup kriminal të dyshuar për grabitje nën kërcënimin e armëve.

 

Forcat e rëndit kanë vënë në pranga pesë anëtarë të këtij grupi të rrezikshëm.

 

Reklamë

Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit; Saimir Kuçi, 35 vjeç, Elton Lika, 35 vjeç, Valmend Pelivani, 27 vjeç, Donald Ahmetaj, 28 vjeç dhe  Engrid Hënaj, 31 vjeç.

 

Nga hetimet rezulton se ky grup kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

 

Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë