E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KAS rrëzon kërkesën e Partisë së Lirisë: Numëruesi i katërt do të ndahet me PDIU

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankimimeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë së Lirsë për të mos ndarë anëtarin e katërt të grupit të numërimeve me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

 

Reklamë

Në këtë mënyrë KAS la në fuqi vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjve për ndarjen e anëtarit të katërt të grupit të numërimeve mes dy subjekteve, PL dhe PDIU.

 

Në tryezën me 4 anëtarë, 2 prej numëruesve do ti takojnë Partisë Socialiste dhe i treti Partisë Demokratike, ndërsa i katërti do të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU.

 

Në këtë formë, Partia e Lirisë do të ketë numërues vetëm në gjysmat e KZAZ-ve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë