KAS ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për anëtarët e KZAZ-së për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kukësit.

 

Partia Demokratike kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ për ndarjen e anëtarëve të  KZAZ-së për zgjedhjet në Kukës. PD zyrtare do të ketë 1 anëtar në KZAZ-së, Partia e Lirisë si partia më e madhe opozitare do të ketë 2 ndërsa Partia Socialiste 3 anëtarë.

 

Më 24 shtator, qytetarët e Kukësit do të zgjedhin kreun e ri të Bashkisë, pas shkarkimit të Safet Gjicit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *