Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka komentuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, e cila rrëzoi ankimimin e tij për çregjistimin e PD-së së Alibeajt nga zgjedhjet.

 

Vendimi i KAS sipas Berishës ishte me urdhër të Edi Ramës, ndërsa shton se kryeministri kontrollon çdo qelizë të administratave shtetërore.

 

Është një urdhër nga Edi rama. Rama sot është njeriu de spot që nuk njeh asnjë ligj, rregull moral, që kontrollon çdo qelizë të kësaj administrate të këtij shteti”, tha Berisha.

 

Ish kryeministri foli edhe për inceneratorët, për të cilën tha se koka e kësaj afere është Edi Rama, ndërsa Arben Ahmetaj sipas tij është një fajtor.

 

Arben Ahmetaj është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësve. Arben Ahmetaj ka firmën në tranferimin e fondit të emergjencës për Elbasanin dhe Fierin. Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe me firmë të gjithë procedurat anti ligjore,. Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mirel Mërtirin dhe Klodjan Zoton.

 

Por duhet të themi këtu se krye autori i aferës 600-700 milionëshe në total nuk mund të realizohej vetëm me firmën dhe insistimin e Arben Ahmetajt. Edi Rama është përgjegjësi numër 1 dhe autori kryesor i kësaj me afere”, tha Berisha.

 

Duke folur për çështjen e inceneratorëve Sali Berisha e pati një debat në distancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Ish-Kryeministri e akuzoi Manjën se ka firmosur aferën e inceneratorëve, ndërkohë që Manja i tha se ministrat e tij kanë firmosur për Gërdecin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *