Deputeti i PD, Gazmed Bardhi e ka “shpallur non-grata” kryekomisionerin e KQZ, Ilirian Celibashin pas vendimit të KAS për të “rrëzuar” këtë të fundit. Bardhi shkruan se zvarritja e regjistrimit të PD, nga Celibashi ka cënuar rëndë zgjedhjet dhe përbën shkelje të ligjit.

 

“Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrada” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet!”, shkruan ai.

 

KAS vendosi të rrëzojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili i kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *