Deputeti i PD, Lefter Gështenja vendimin e KAS për të regjistruar PD në zgjedhjet e 14 majit me firmën e Enkelejd Alibeajt nuk e ka konsideruar si një triumf për këtë grupim.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Gështenja deklaroi se fokusi i PD zyrtare por edhe i opozitës në tërësi duhet të jetë përballje me kundërshtarin direkt, Partinë Socialiste. Deputeti i PD, deklaroi se opozita duhet të dalë në zgjedhjet lokale me një kandidat unik, si e vetmja formë për të mos përsëritur një 6 mars të dytë.

 

“Nuk ka asgjë për të fituar apo humbur, pasi unë kurrë nuk kam kuptuar vendimmarrjen e Celibashit për përjashtimin e PD zyrtare nga regjistrimi, pra mos regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit. Për mua ka qenë një vendim absurd, më duhet të them se të dyjat kërkesat që kishte Celibashi ishin kërkesa të pabaza dhe jo të mbështetura në ligj. Sot KAS mori një vendim për të regjistruar PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit. Nuk ka arsye për të thënë që ka fitore apo triumf. Dua të përsëris ftesën që kemi bërë, që është kusht, domosdoshmëri. Pddhe opozita në tërësi duhet të dalë me një kanidat në zgjedhjet vendore. Duhet të kemi një kandidat. Një alternativë përballë kësaj mazhorance, përballë kësaj keqqeverisjeje. Çdo rrugë tjetër, çdo alternativë tjetër, çdo rrugëzgjidhje tjetër duke dalë me më shumë se një kandidat nuk i shërben askujt, por i shërben vetëm Edi Ramës. Unë mendoj se ka ende kohë edhe pse duket sikur jemi në minutat e fundit të ndeshjes. Edhe sikur të shkonim në minutat shtesë përsëri, të gjithë bashkë nuk duhet të humbasim kohë për t’u ulur bashkë për të dalë me një alternativë si e vetmja zgjidhje për të fituar përballë Edi Ramës”, tha ai.

 

I pyetur nëse grupi i PD zyrtare ka një listë kandidatësh, Gështenja rikujtoi ftesën e vazhdueshme të Alibeajt për ribashkim.

 

“Ka patur ftesa publike nga grupi zyrtar i PD demokratike, ftesa të hapura, ftesa të sinqerta për bashkëpunim që ne të dalim me një kandidat. Duhet të ulemi të diskutojmë sepse kjo nuk është një vendimmarrje personale e dikujt dhe e askujt”, shtoi ai.

 

Por refuzimit të Berishës, ai iu përgjigj me një ftesë edhe në vetë të parë, duke theksuar se dalja me një kandidat është e vetmja mënyrë për të mposhtur Ramën.

 

“Ftesa jonë është e sinqertë, ajo që po përsëris dhe personalisht është ftesë e hapur”, shtoi ai.

 

Nga ana tjetër, Berisha ka refuzuar në mënyrë kategorike bashkëpunimin me Alibeajn dhe grupin e tij, me argumentin se janë ‘pengje’ të kryeministrit Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *