Subscribe

Lulzim Basha u rikonfirmua si kryetar  i Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve duke i dhënë të drejtën që në garën për Bashkinë e Kukësit ai të përfaqësojë logon e PD. Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa paraqiti si dokument vërtetimin e gjykatës ku Lulzim Basha është i regjistruar prej vitit 2021 si kryetar i Partisë Demokratike. Por edhe pse dokumentacioni është i njëjtë me atë të pak muajve të parë kur KQZ vendosi të njohë dorëheqjen e Lulzim Bashës e të pranojë Enkelejd Alibeaj si kryetar të PD. Sot me 3 vota pro e dy kundër vendosi që drejtimi i PD i përket Lulzim Bashës.

 

Demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha nuk u erdhi në ndihmë në këtë betejë ligjore për të marre logon e PD. As dokumentet me firmën e Gazment Bardhit të cilat sjellin në vëmendje se Lulzim Basha nuk është rizgjedhur në krye të PD.

 

Ilir Rusmali

 

“Ju thatë me shumë të drejtë që nga ai vendim ka pasur zhvillime, unë do të doja që nëse e keni mundësi si ndikojnë këto akte që kanë ndodhur tek e drejta juaj për tu regjistruar. Pra fakti që Gaz Bardhi është prishur me Lul Bashën si ua jep ju të drejtën që ju të jeni Partia Demokratike”

 

Në këtë situatë Sali Berisha do të shfrytëzojë ashtu si në 14 maj  koalicionin me Ilir Metën e Nard Ndokën, për të garuar në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit.

 

Por Partia Demokratike nga sot zyrtarisht është partia e tretë në vend. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që partia më e madhe e opozitës është partia e drejtuar nga Ilir Meta për shkak se koalicioni “Bashke fitojmë” dhe kandidatët e Sali Berishës kane marrë 18% të votave në 14 maj ndërsa PD vetëm 7%. Si rrjedhojë Partia e Lirisë do të marrë më shumë komisionerë e më shumë fonde se sa partia e drejtuar nga Lulzim Basha.

 

Në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit PS do të garojë me Albert Halilaj, Sali Berisha me emri Vaten , ndërsa Lulzim  Basha ende nuk e ka shpallur se cili do të jetë kandidati i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *