Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për listën e kandidatëve të koalicionit të opozitës.

 

KQZ ja shkurtoi listën PD sepse kishte dorëzuar më shumë se 200 emra kandidatësh.

 

Por pas ankesës së PD, KAS vendosi të pranojë listën e kandidatëve ashtu siç ishte, pa bërë asnjë shkurtim.

 

“Me shumicë votash, pranonim e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *