E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KAS-i rrëzon opozitën edhe për Durrësin

Ilustrim · Vizion Plus

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi këtë të martë kërkesën e opozitës për të marrë prova shtesë për zgjedhjet në Qarkun e Durrësit.

 

Pretendimet e Partisë Demokratike janë që një qytetar mund të ketë votuar më shumë se një herë.

 

Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu tha se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark.

 

Por pavarësisht pretendimeve të opozitës, KAS nuk pranoi të merren informacione shtesë.

 

“KAS-i, në bazë të diskutimeve duke qenë se kemi një rast të ngjashëm, me shumicë vendos të konfirmojë të njëjtin qëndrim që KAS nuk pranon të drejtohet institucioneve për 19 kërkesat për prova të kërkuesit të PD-AN.”

 

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj kërkoi rinumërim votash në Durrës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh