Me shumicë votash, KAS pranoi sot ankimimin e Partisë Demokratike, duke rikthyer në garë 69 kandidaturat e skualifikuara nga Ilirjan Celibashi.

Mirëpo, kandidatja për deputet e PS në qarkun e Tiranës, Klotilda Ferhati tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se është cenuar një nga elementet kryesore të zgjedhjeve: barazia e palëve garuese.

“Edhe ligji që është miratuar ka në thelb një filozofi dhe logjikë, të gjithë subjektet që garojnë në zgjedhje duhet të kenë barazim të armëve, skuadra të barabarta dhe mjete të barabarta për të garuar. Nëse një subjekt ka më shumë kandidatë sesa subjekti tjetër, këtu kemi cenuar një nga elementet kryesore të zgjedhjeve: barazia e palëve garuese.”

Sipas saj, skuadra me 36 kandidatët për deputetë do t’i japë fitoren PS në zgjedhjet e 25 prillit.

“Skuadra e 36 kandidatëve është një skuadër fituese. PS do të marrë një fitore të padiskutueshme në Tiranë, prej 20 mandatesh; kjo është optimalja, por sistemi i ri zgjedhor nuk është ndonjë problem që ekziston në radhët e kandidatëve të PS-së.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *