Kryministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure duke publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

 

“MIRËMËNGJES dhe me karvanin që vazhdon përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.

 

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një nga veprat që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *