Djali i ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka reaguar pas vendimit të sotëm të GJKKO-së. Pëermes një statusi në Facebook, Shkëlzen Berisha tha se kjo ishte “kartolina e Ramës për Vitin e Ri”.

“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!”, shkruan ai.

Lexo edhe :

Related Posts

GJKKO vendosi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, i cili përveç se duhet të mbyllet në shtëpi nuk duhet të komunikojë edhe me të tjerë përveç familjarëve.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërkohë që siç mëson Vizion Plus, është njoftuar edhe Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *