E martë, 22 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Karnavale në Gjirokastër, atmosfera festive mbulon qytetin e gurtë

Karnavalet janë shndërruar për të dytin vit radhazi në një nga festat më të mëdha të qytetit të Gjirokastrës.

 

Me kostumet shumëngjyrëshe të personazheve më të dashur për fëmijë, veshjet tradicionale të zonës, fustanellën labe dhe tingujt e muzikës, por edhe nëpërmjet paradave në rrugët e kalldrëmta, vogëlushët i janë gëzuar atmosferës.

 

Reklamë

Aktiviteteve të shumta u organizuan gjatë gjithë ditës deri në orët e mbrëmjes nga bashkia e qytetit.

 

 

Sipas drejtuesve të turizmit  trashëgimisë dhe kulturës, një larmi aktivitetesh do të ketë dhe gjatë muajit prill, me qëllim rikthimin e vëmendjes në qytetin e gurtë.

 

Gjirokastra ka festuar karnavalet që në vitet  ’20 – ’30, e dëshmuar kjo edhe nga fotot historike, ku kostumi tipik i kësaj dite ishte ai tradicional i zonës.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë