E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Karl Bildt: Shqipëria meriton negociatat

Shqipëria e meriton çeljen e negociatave me Bashkimin Europian pasi i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli. Mesazhin e qarte e jep ish-kryeministri  dhe ish-ministri i jashtëm suedez. Karl Bildt thekson se qeveria duhet te punoje forte deri ne momentet e fundit me qellim qe te binden te gjitha vendet anëtare  te Bashkimit Eauropian se detyrat e lëna janë plotësuar.

 

Bildt kërkoi edhe qe Bashkimi Europian te nxitoje ne qasjen ndaj Shqipërisë dhe te gjitha vendeve te Ballkanit perëndimor për te shmangur rrezikun rus.

 

Karl Bildt një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë se Kosovës nuk harroi te beje te qarte se do te ishte vetëvrasje nëse ne Ballkan do te niste një shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh siç është rasti për veriun e Kosovës.

Më shumë video

Reklamë