Subscribe

Për të dytin vit me radhë karkaleci është duke shkatërruar të mbjellat e fermerëve në zonën e Dumresë.

 

Rreth 60 ha tokë janë pushtuar nga ky insekt.  Më të prekur nga karkaleci kanë qenë fermerët e 3 fshatrave në bashkinë e Belshit.

 

Fermerët

 

Dëmet e shkaktuara nga ky insekt janë të konsiderueshme.

 

Ndërkohë pas kërkesave të fermerëve ka nisur spërkatja  për dezinfektimin në fshatrat Gjolenë dhe Kajan nga autoritetet perkatëse.

 

ROLAND MECAJ

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I SHVMB

 

Ndërhyrja po bëhet në të gjitha vatrat e prekura në kohën e duhur në mënyrë që të ndihmohen fermerët dhe të mbrohen prodhimet bujqësore.

 

Spërkatja për eleminimin e këtij insekti po bëhet me ilaçe të cilat nuk dëmtojnë mjedisin dhe as të mbjellat.

 

Specialistët këshillojnë që fermerët të mos mbajnë toka djerrë për shkak se sipërfaqe të tilla janë territore që tërheqin karkalecat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *