E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Karikaturat që rrëfejnë Shqipërinë

Për më shumë se pesë vite ka punuar për këtë ekspozitë, por ngjarjet janë aq aktuale sa që duket se ne Shqipëri asgjë nuk ndryshon. Djegia e bunkerit nga protestuesit e opozitës, radhët e gjata në sportelet e shërbimeve shtetërore, kaos në klasën e varfër të studentëve të Akademisë së Arteve, janë disa nga punimet e artistit Endri Beqo. Ka mbaruar studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve. E keni dëgjuar emrin e tij mes më të mirëve në konkursin që Ministria e Kulturës shpalli për novelat grafike. Më herët, ai ka shfaqur talentin edhe në “Tu Si Que Vales”, përtej skulpturës, në karikaturë dhe në një zhanër që i ndërthur të dyja bashkë, por që nuk praktikohet në vendin tonë. Ekspozita që përmban vetëm pak nga punët e tij, është e para jashtë dyerve të universitetit dhe impakti ka qenë i madh, për vetë temat që trajton. Karikaturat do të qëndrojnë në qendrën rinore të Tiranës edhe këtë fundjavë.

Më shumë video

Reklamë