E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kardinalët nga e gjithë bota mblidhen sot në Vatikan për të zgjedhur Papën e ri

Tymi i bardhë sinjalizon se është zgjedhur një Papë i ri, por nëse është i zi, votimi vazhdon

Kardinalë nga e gjithë bota janë mbledhur në Romë për të zgjedhur Papën e ardhshëm pas vdekjes së Papa Françeskut të hënën e Pashkëve.

Kardinalët do të marrin pjesë në një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit këtë mëngjes dhe më vonë do të ecin drejt Kapelës Sistine për të hedhur votën e tyre nën afresket e Mikelanxhelos.

Kapela Sistine

Pasi të hyjnë në faltore, ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një papë i ri.

Pastaj pritet që të dalë tym nga oxhaku i kapelës. Nëse është i zi, nesër do të ketë raunde të tjera votimi. Tymi i bardhë sinjalizon se është zgjedhur një papë i ri.

Reklamë

Si do të zhvillohen ngjarjet sot

  • Rreth orës 07:00 me kohën lokale, kardinalët filluan të zhvendoseshin në dhomat në Sanctae Marthae, një shtëpi mysafirësh në Vatikan
  • Në orën 10:00 ata do të mblidhen në Bazilikën e Shën Pjetrit për një meshë.
  • Në orën 16:45 kardinalët do të nisin një procesion nga Kapela e Shën Palit në Kapelën Sistine.
  • Rreth orës 17:30  të gjithë përveç zgjedhësve duhet të largohen nga Kapela Sistine, momenti kur shqiptohet “extra omnes” shënon fillimin e izolimit të kardinalëve dhe fillimin e konklavës.
  • Rreth orës 18:00, një sasi tymi lëshohet pas fletëvotimit të parë

Mëngjesin e së enjtes, nëse një Papë i ri nuk shpallet të mërkurën, kardinalët do të hanë mëngjes në orën 06:30 përpara meshës në orën 08:15 dhe më pas planifikohen dy votime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë