E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kardinal Troshani vjen në atdhe

Dom Ernest Troshani ka mbërritur në vendin e tij me titullin kardinal dhe me  një emocion më shumë pas udhëtimit të tij edhe shpirtëror në Itali. Në aeroportin “Nënë Tereza”, kardinali është pritur jo vetëm nga përfaqësues të Kishës Katolike, por edhe nga kryeministri Rama dhe deputeti i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi. Dy vite më parë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ati i shenjtë papa Francesku u njoh me vuajtjet e këtij njeriu gjatë diktaturës dhe në meshën e së dielës, e ka shpallur 88-vjeçarin Dom Ernest Troshani, kardinal.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë