Subscribe

Tenderat për investimet e mëdha publike mbeten thembra e Akilit për adminsitratën, për shkak të manipulimeve me fitues shpesh të paracaktuar.

 

Procedura të tilla që në jo pak raste janë bërë objekt i përplasjeve të forta institucionale, kanë bllokuar për kohë të gjatë investimet publike në infrastrukturë.

 

Rasti më I fundit është ai i rrugës Kardhiq-Delvinë. Odiseja disa mujore e këtij segmenti, e zhvilluar me një procedurë te mbushur me pikëpyetje për ligjshmërinë, ka përfunduar në Gjykatë.

 

Kompania “Gjoka Konstruksion” e skualifikuar nga gara, kallëzoi penalisht drejtoren e autoritetit rrugor Sonila Qato, për shpërdorim detyre, pabarazi në tender dhe korrupsion pasiv.

 

Kjo përplasje institucionale mbart mbi vete koston e shtyrjes së punimeve pa afat, të një segmenti rrugor, I cili ka një vlerë strategjike për shkurtimin e distancës mes Tiranës e Sarandës. Historia nis që në muajin Maj kur ARSH shpalli garën për ndërtimin e këtij aksi me një fond prej 23 milion euro, ku përfshihet dhe ndërtimi I një tuneli.

 

Tenderi u shty me një muaj me urdhër të autoritetit pas rishikimit të disa kritereve. Në garë morën pjesë 6 kompani nga ku ARSH shpalli fituese bashkimin e firmave IRCOP me një çmim fre pranë fondit limit.

 

Por një prej kompanive të skualifikuara ishte dhe Gjoka Konstruksion e cila kishte ofruar çmimin më të ulët prej 15 milion eurosh.

 

Ajo ankimoi këtë procedurë, ankesë e cila u vlerësua si e drejtë nga Komisioni i Prokurimit Publik, qe këroi ARSH rivlerësim të procesit. Por autoriteti refuzoi ta zbatojë vendimi e Komisionit, ndonëse ai është detyrues.

 

Në kushtet e kësaj përplasje institucionale, Ministria e Infrastrukturës kërkoi anulimin e tenderit dhe paratë të rialokohen në projekte të tjera.

 

Deri më tani si autoriteti rrugor ashtu edhe ministria kanë heshtur për këtë përplasje, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të drejtores Sonila Qato nga detyra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *