Subscribe

Izolimi në kushtet e karantinës ka rritur rastet e pedofilisë online dhe videot me përmbajtje pornografike ku viktimat janë pikërisht fëmijët e mitur.

Vetëm në 10 ditët e fundit janë mbyllur 550 faqe të tilla, ku shfaqeshin abuzime seksuale me fëmijët. Në këto raste asnjë nga fëmijët nuk ishte shqiptar, por rreziku mbetet ende i madh.

Rastet janë referuar në Policinë e Tiranës ku kanë nisur hetimet për të identifikuar se kush fshihet pas këtyre videove, pasi ka dyshime të forta që bëhet fjalë për persona që tentojnë të abuzojnë seksualisht me fëmijët shqiptarë.

Situata në këto ditë izolimi, ku përdorimi i smartfonëve dhe teknologjisë është shtuar tek moshat e mitura, ka vënë në rrezik edhe fëmijët shqiptarë ku disa prej tyre kanë rënë pre e shantazhimeve seksuale nga persona të ndryshëm të panjohur.

Për shkak se ndryshimi i IP dhe mungesës së gjurmimit nga kompanitë e internetit, policia e shtetit ka të vështirë identifikimin e të gjitha rasteve të pedofilisë, çka bën që interneti të kthehet në një mundësi që abuzuesit të gjejnë viktimat e rradhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *